Laporta kryeson, Messi pret rezultatin

7 Marsi 2021, është një ditë e shënuar për Barcelonën. Po mbahen zgjedhjet për presidentin e 41 që vijnë në një moment tejet vendimtar kur klubi po përballet me sfida në disa rrafshe.

Pas votimit të rreth 110000 anëtarëve, rreth mesnatës këtë të diel do të mësohet se cili do të jetë presidenti i ri. Tre kandidatët Victor Font, Joan Laporta dhe Toni Freixa e hodhën votën e tyre.

Në sondazhet e bëra deri tani pritet në Rikthim i Laportas në drejtimin e klubit. Në vendin e dytë ishte Toni Freixa dhe pas tyre Victor Font. Më pas ishte radha e kapitenit Messi të ushtronte të drejtën e tij për të votuar.

Mediat spanjolle theksojnë faktin se kjo është hera e parë që argjentinasi merr pjesë në zgjedhjet për presidentin e klubit. Duket se ai e di rëndësinë e votës së tij kësaj radhe pasi konsiderohen si sgjedhjet më vendimtare në historinë e viteve të fundit të klubit

Shokët e tjerë të skuadrës si Sergio Busquets, Sergi Roberto, Jordi Alba dhe Riqui Puig kishin votuar më herët. Rezultati i këtyre zgjedhjeve do të luajë një rol të rëndësishëm edhe në vendimin e lionel messit për të ardhmen e tij.

Joan Laporta, që kryeson sondazhet ka deklaruar se është besimpplotë se do rtë bindë yllin argjentinas të qëndrojë. Ai madje nuk e fshehu optimizmin se do të fitojë. Ai u pyet nëse do të thërrasë këtë të hënë babain e Messit, që është menaxher i lojtarit, në një takim pune. Përgjigja ishte: përse nesër. Mund të bisedojmë që këtë natë, dhe nata është e gjatë.

Tv Klan