“Në zgjedhjet e 2025, opozita e bashkuar do të fitojë zgjedhjet”
Pas Shkodrës dhe Elbasanit, Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, kanë zhvilluar takime me bizneset d dhe demokratët e Korçës. Ata u bënë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së 20 Shkurtit para kryeministrisë, ndërsa u treguan të rezervuar për skenarët e saj.
Gazment Bardhi: Ne ftojmë qytetarët në një protestë qytetare, paqësore për të marrë me vete fëmijët dhe familjarët e tyre. Sigurisht që protesta është edhe formë reagimi dhe qytetarët do të jenë të lirë atë ditë që të shprehin reagimin e tyre ndaj qeverisë. Reagimi nuk është as me porosi dhe as me skenar.
Flamur Noka: Korça nuk ka nevojë për këtë lloj qeverisje, ka nevojë për ndryshim dhe për vëmendjen e shtetit dhe jo për thundrën e pushtetit.
Në takimin e zhvilluar me strukturat e partisë dhe qytetarët e Devollit, kryetari i Grupit Parlamentar i PD, shprehu bindjen se opozita e bashkuar do të jetë fituese në zgjedhjet e vitit 2025.
Prej disa ditësh Bardhi dhe Noka kanë zhvilluar takime të përbashkëta me demokratët për t’i mobilizuar ata për protestën e 20 Shkurtit, por edhe për të përcjellë mesazhin e bashkimit të PD.
Klan News