‘Teatër të shtirur’ e ka cilësuar kryetari i grupit parlamentar, Gazment Bardhi qëndrimet e PD së drejtuar nga Lulzim Basha për amnistinë penale. Në përfundim të mbledhjes së grupit, Bardhi tha se ata do të votojnë në parlament projekt-ligjin që u kërkon qeveria.

Më herët, Enkelejd Alibeaj deklaroi se PD e Bashës do e votojë amnistinë penale, me kushtin që të mos përfshihen të dënuarit për korrupsion nga GJKKO.

Nga ana tjetër, PD e drejtuar nga Berisha, vijon diskutimet për aksionin në parlament. Në mbledhjen e grupit parlamentar që zgjati për rreth 3 orë, pati propozime për përshkallëzimin e aksionit, duke kërkuar ngujimin e deputetëve në Kuvend apo të nisin grevën e urisë. Grupi Parlamentar nuk mori vendim për asnjë nga këto dy opsione, por deputetët u dakordësuan për të mos lejuar zhvillimin normal të seancave parlamentare.

Në fokus mbetet edhe riorganizimi i partisë, duke nisur me zgjedhjet për kryetar në 20 degë të PD si dhe me riorganizimin e strukturave të tjera të partisë. Gjithashtu, deputetët të grupit bardhi dhe grupit Berisha do të vijojnë takime me qytetarët për të përcjellë mesazhin e bashkimit të partisë.

Klan News