Ahmetaj: Në Tiranë paguhet shërbimi, 2 të tjerët janë private

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi zbuloi gjatë debatit të së hënës në “Opinion” se ka nisur një hetim ndërkombëtar për çështjen e inceneratorëve në Shqipëri. Sipas tij, ky hetim do të bardhë se ku kanë përfunduar pagesat e bëra nga shteti në kompani off shore.

Bardhi tha se qeveria ka dhënë deri tani mbi 70 milionë euro për investime që nuk janë kryer në inceneratorët e Fierit, Tiranës dhe Elbasanit.

Përgjigje për këto akuza i ka kthyer Ministri Arben Ahmetaj, që ndërhyri në telefon duke theksuar se inceneneratori i Tiranës nuk është paguar për ndërtimin e tij, por vetëm për shërbimin ndërsa dy të tjerët pas investimit të privatit do t’i kalojnë shtetit.

Një debat të fortë ka shkaktuar edhe procedura e ndjekur nga qeveria për inceneratorët. Ministri Arben Ahmetaj, që është njëri mes të paditurve nga Partia Demokratike në SPAK për këtë çështje tha se të gjitha procedurat janë ndjekur konform ligjit. 

Tv Klan