Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ftuar sot në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ka thënë  se për inceneratorët ka nisur një hetim ndërkombëtar.

Sipas Bardhit, agjenci të specializuara ndërkombëtare po hetojnë dhe shumë shpejt do të ketë rezultate.

Ka një hetim ndërkombëtar, nga agjencia të specializuara dhe shumë shpejt faktet do të bëhen publike. Për të gjitha do të ketë zhvillime, do të ketë emër konkret”, tha Bardhi.

I pyetur se në cilin shtet apo cila angjenci po bën hetime, Bardhi nuk përmendi emra, por vetëm tha se do të ketë zhvillime dhe do të publikohen emrat përgjegjse të cilët kanë rritur çmimin e menaxhimit të plehrave./tvklan.al