Bardhi: Kandidatët e PD merren në polici për orë të tëra – TV KLAN

Bardhi: Kandidatët e PD merren në polici për orë të tëra

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi në një lidhje direkte nga selia blu për emisionin “Opinion” në Tv Klan, denoncoi se kandidatët vijues të listave të opozitës janë shoqëruar në polici pa asnjë arsye.

“Thirrja ime shkon për qeverinë dhe policinë politike të Edi Ramës të mos ndërhyjë, të heqë dorë nga skenarët e dhunës dhe provokim i qytetarëve. Nëse shkoni në qytetet e Shqipërisë në këto momente ka policë që shkojnë dhe terrorizojnë qytetarë dhe mbështetës të opozitës në familje.

Sot ka policë që i marrin dhe i shoqërojnë më dy ose tre orë, pas asnjë shkak. Ka ndodhur në çdo qytet, jo më larg se paraditen e sotme. Ka pasur një denoncim të kryetarit të partisë së degës së Fierit, ish deputetit Baçi. Po merren kandidatët e listave vijuese të PD. Mbahen në komisariat pa asnjë shpjegim për orë të tëra. Kjo është një situatë që po ndodh në të gjithë Shqipërinë”.

Bardhi përmendi protestën e kaluar ku sipas tij, nuk pati asnjë akt dhune, por u arrestuan 25 persona.

Nuk pati asnjë akt dhune në protestën e fundit dhe u arrestuan 25 qytetarë të cilët u lanë më pas të lirë se nuk kishin bërë asnjë skenar dhunë”./tvklan.al

 

Kategori
Te funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*