Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat nga Gjykata Penale, tha se asnjë prej 3 të arrestuarve që u mbajt sot në burg nuk ka kryer asnjë akt dhune në protestën e 13 Prillit. Bardhi i ka cilësuar si të burgosur politik qytetarët që janë janë arrestuar nga policia.

“Asnjë prej 3 të arrestuarve që u mbajt sot në burg me urdhër politik të Edi Ramës nuk ka kryer asnjë akt dhune gjatë protestës së 13 Prillit, si dhe asnjë prej të shoqëruarve të tjerë. Prokuroria kërkoi mbajtjen në arrest të 16 të arrestuarve, kurse Gjykata konstatoi se nuk ka një provë që mund të qëndrojnë në burg. Ata janë të burgosur politik, pasi janë mbështetës së PD. Edi Rama është duke vendosur një tjetër damkë Shqipërisë është në ditët e fundit të tij.

Deri tani protestuesit kanë qenë paqësorë, po nëse do dhunohen, do ti kthehet dhuna mbrapsht. 200 qytetarët që shoqërohen janë mbi 10 të burgosur politik me urdhër të Edi Ramës. Dhe me 10 të tjerë të shpallur në kërkim apo të proceduar penalisht. Koha kur shqiptarët  frikësoheshin me burgim politik ka mbaruar”,

tha Bardhi.

/tvklan.al