“Mbledhja e Këshillit Kombëtar është ilegjitime, e thërret Sekretari i Përgjithshëm dhe jo Kryesia”

Procesi i zgjedhjes së kryetarit të ri ka përçarë PD zyrtare. Sekretari i Përgjithshëm, njëherësh dhe kryetari i grupit parlamentar, Gazment Bardhi e ka cilësuar ilegjitime mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Martën.

“Një mbledhje jo legjitime e Këshillit Kombëtar ditën e nesërme, në mënyrë terësisht të paarsyeshme dhe të pajustifikueshme.”

Teksa theksoi se ai dhe 11 deputetët të herë do të bojkotojnë mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Bardhi akuzoi Kryesinë se ka marrë kompetencat Sekretarit të Përgjithshëm.

“Vendimi bie ndesh me statutin e PD dhe me vetë Këshillin Kombëtar të PD. Vendimi i Kryesisë ja heq kompetencat e Sekretarit të Përgjithshëm dhe të Sekretariatit Kombëtar duke ia kaluar atë zyrtarëve që nuk kanë asnjë përgjegjësi për organizimin e partisë. 17 anëtarë të grupit parlamentar të PD vendosën mospjesëmarrjen në mbledhjen e nesërme të organizuar në kundërshtim flagrant me statutin e partisë.”

Sipas tij, PD po dëmtohet për interesa personale të disa individëve, por nuk përmendi emra konkret.

“Një proces i cili nuk ndjek rregullat e statutit, që siguron bashkëjetesën në parti, padiskutim që është interes personal i një apo më shumë individëve.”

Bardhi tha se përçarja e PD i intereson vetëm qeverisë “Rama”, ndërsa u bëri thirrje strukturave që të respektojnë statutin e partisë.

Klan News