“Bashistët”: Kryetari i ri zgjidhet në 29 Korrik

Ka nisur “online” mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ku konfirmohet se prezent janë 245 anëtarë e ku për herë të parë të pranishëm janë edhe mbështetësit e Sali Berishës.

Që në nisje të mbledhjes së thirrur nga 7 deputetë që mbështesin Gazment Bardhin është ndryshuar rendi i ditës, ku do ketë diskutime dhe vendimarrje lidhur me zgjedhjet e 29 Korrikut për kreun e ri të Partisë.

Ndërkohë përplasjet brenda radhëve të demokratëve vijuan edhe gjatë ditës së sotme vijuan.

Anëtarët e Kryesisë që njihen si mbështetës të Lulzim Bashës ripërsëritën se Sekretari i Përgjithshëm nuk ka kompetencë ta mbledhë këtë forum dhe se të shtunën Partia Demokratike do të zgjedhë kryetarin e saj të ri.

Një ditë më parë Bardhi akuzoi ish-KryetarinLulzim Basha se po e përdor për interesat e tij private Partinë Demokratike.

Tv Klan