Salianji: PD nuk ka fituar asgjë nga negociatat, ishte lëvizje e gabuar
Kryetari i Grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi thotë se ngritja e dy komisioneve hetimore dhe të nënkomisionit për reformat nuk janë në kuadër të një marrëveshjeje me PS, por të dialogut opozitë-mazhorancë.
Edhe pse Konferenca e Kryetarëve e parashikuar për t’u zhvilluar këtë të mërkurë u shty, Bardhi sqaron se palët ende janë duke punuar për konkretizimin e pikave që dy kampet politike janë dakordësuar.
Jo të gjithë deputetët e grupit të PD janë dakord me marrëveshjen e PS. Për deputetin Ervin Salianji, PD ka dalë e humbur nga negociatat dhe me kryeministrin Edi Rama nuk mund të ketë marrëveshje.
Bardhi zgjodhi të mos komentonte qëndrimin e Salianjit.
Marrëveshja mes PS dhe Rithemelimit është cilësuar nga PD që drejtohet nga Basha si një tjetër Rama-Berisha.
Klan News