Anëtarësia përzgjedh kandidatët për deputetë

Demokratët janë të bindur se në zgjedhjet e 25 Prillit në Qarkun e Gjirokastrës që ka 5 mandate deputetesh do të dalin fitues.

Veç zhgënjimit nga keqqeverisja Rama në 7 vite, për sekretarin e Përgjithshëm të kësaj force një arsye më tepër për të votuar PD-në është dhe procesi sesi po filtrohen kandidatet për deputetë, pikërisht në Gjirokastër këtë të diel anëtarësia është thirrur t’i përzgjedhur me votë.

Prandaj pritshmëria e PD, jo vetëm për Gjirokastrën, po për të gjithë Shqipërinë është një fitore e thellë. Përsa i përket qarkut të Gjirokastrës, ju siguroj, këtë e di edhe kundërshtari ynë, që opozita e bashkuar do të jetë fituese në qarkun e Gjirokastrës”.

Pavarësisht rëndësisë që ka mendimi i anëtarësisë, Bardhi pranon se vendimmarrëse për të qenë në listën e kandidatëve për deputet në garën e 25 Prillit do të jetë vota e kryesisë së selisë blu.

Sigurisht, që kjo nuk është lista finale e kandidatëve për deputetë apo për kryetarë bashkie, do të ketë një fazë tjetër vlerësimi veçanërisht të integritetit të secilit prej kandidatëve, përsëri nga komisioni i vlerësimit dhe, më pas, do të ketë një filtër real vlerësimi të kontributeve në parti, veçanërisht gjatë këtyre 7 viteve në opozitë, nga kryesia qëndrore e partisë dhe më pas nga Këshilli Kombëtar”. 

Procesi i votimit për kandidatët e Gjirokastrës përfundoi pasi votuan 618 anëtarë, ose 63% e anëtarësisë, që përbëhet nga 975 anëtarë gjithsej.

Tv Klan