Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar në rrjetet sociale pas verifikimit se kryebashkiaku i Mallakastrës ka qenë i dënuar me burg në Greqi.

Bardhi shkuan se “një tjetër burgaxhi i Edi Ramës do të largohet nga qeverisja”. Përfundimi i hetimeve sipas tij janë të vonshme. Demokrati e konsideron Qerim Ismailajn produkt politik të Ramës dhe e rreshton në krah të atyre që i quan 20 kriminelë të tjerë në parlament.

“Sot kemi një lajm të mirë! Një tjetër burgaxhi i Edi Ramës do të largohet nga qeverisja. Megjithëse me 1 vit e gjysëm vonesë, u provua vërtetësia e qendrimit të Partisë Demokratike se Kryebashkiaku ilegjitim i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, është i dënuar me burg në Greqi dhe se ai e ka fshehur këtë fakt në formularin e dekriminalizimit. Qerim Ismailaj është produkt politik i Edi Ramës, njësoj si mbi 20 kriminelë të tjerë që ai i futi në parlament, i emëroi në bashki dhe vazhdon me ta bashkëqeverisjen për të vjedhur pasuritë e shqiptarëve dhe bashkë me to, edhe votën e tyre. Megjithatë, përballë të vërtetës, Edi Rama është i pafuqishëm për të mbrojtur kriminelët që e sollën në pushtet. Herët apo vonë, edhe ai vetë do të përballet me drejtësinë! E vërteta vonon, por nuk harron”, shkruan Bardhi./tvklan.al