Bardhi: Nuk ka pse të ulet në tryezë Basha me Ramën



Bardhi: Nuk ka pse të ulet në tryezë Basha me Ramën

23:47 11/05/2020

Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, nga studio e “Opinion” u shpreh se kreu i PD Lulzim Basha nuk ka arsye për t’u ulur në tryezë me kryeministrin Edi Rama.

Pak ditë më parë, kreu i ekzekutivit tha publikisht se qeveria është e vullnetshme për t’u ulur në një tryezë me kryetarin e opozitës dhe Presidentin Ilir Meta, për të dhënë një mesazh uniteti.

I pyetur nga Blendi Fevziu se a duhet ta pranojë Basha këtë ofertë, Bardhi tha: Situata në të cilën ndodhet vendi, nuk ka nevojë as për fotografi, as ulje në tryezë mes Edi Ramës, Lulzim Bashës dhe Ilir Metës. Kam përshtypje që atë deklaratë e ka bërë në kuadër të procesit të integrimit. Partia Demokratike i ka marrë përsipër detyrimet e veta në kuadër të këtij procesi. Zotëria që flet për vullnet, do duhet të tregojë vullnet për të përmbushur 14 kushtet e tjera të vendosura nga Këshillit Europian. Nuk ka pse të ulet Lulzim Basha me Edi Ramën, që të zbatojë Edi Rama kushtin për të futur në burg ata që kanë vjedhur zgjedhjet e kaluara. Është kusht i KE, ta zbatojë, t’i zgjidhë duart drejtësisë dhe të çojë përpara përmbushjen e kushteve. /tvklan.al




Të ngjashme