Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur në emisionin “Opinion” në Tv Klan se në Tiranë plehtrat nuk digjen, por vetëm depozitohen.

Inceneratori i Tiranës nuk ekziston dhe të gjitha plehrat depozitohen në landfillin e Sharrës”, u shpreh Bardhi.

Më tej numri 2 i PD është përplasur me të ftuarit në studio dhe tha se Bashkia e Tiranës paguan dhe për depozitim dhe për djegie, por shërbimi i fundit nuk ekziston.

Lekët Bashkia e Tiranës jep për depozimin e mbetjeve dhe për inceneratorin, jep para në dy pagesa të ndryshme”, shtoi demokrati.

Më tej Bardhi shpjegoi dhe kontratat e inceneratorëve, të cilat detyrojnë shtetin që të paguajë për privatin edhe nëse ai nuk jep ende shërbimin.

Kontrata është e tillë që pavarësisht se kur do që fillon shërbimi nga inceneratori, shteti duhet të paguajë para tek privati”, tha Gazment Bardhi./tvklan.al