Pas denoncimit të 5 kryetarëve të bashkive që kanë shkelur formularin e dekriminalizimit, Partia Demokratike thotë se është duke verifikuar edhe rastet e të paktën 10 kryebashkiakëve të tjerë të dalë nga zgjedhjet e 30 Qershorit.

Një ndër këto rastet është edhe ai i kryetarit të Bashkisë së Pogradecit. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, nga emisioni “Opinion” në Tv Klan deklaroi se janë në fazën finale të mbledhjes së dokumentacionit edhe për një prej kryetarëve të bashkive në Qarkun e Tiranës.

Gazment Bardhi: Jemi duke provuar dhe në fazën finale të mbledhjes së dokumentacioneve të një prej kryetarëve të Bashkive në Qarkun e Tiranës.

Blendi Fevziu: Kryetar Bashkie?

Gazment Bardhi: Një person i emëruar në 30 Qershor në Qarkun e Tiranës.

Blendi Fevziu: Sa kryetarë ka Qarku i Tiranës?

Gazment Bardhi: Duhet të ketë 4 ose 5.

Blendi Fevziu: Është në fazë të fundit verifikimi?

Gazment Bardhi: Pra kemi vërtetuar tre hapat e para që ne verifikojmë dhe na rezultojnë të dhënat që përputhen, mirëpo nuk kemi dokumentacionin që na e provon./tvklan.al