Propagandë e konsideron, Partia Demokratike videon e publikuar nga kryeministri Edi Rama në lidhje me spitalet që trajtojnë rastet me Covid.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, i shtron disa pyetje kryeministrit Rama dhe shton se gënjeshtrat e tij nuk i beson askush.

“Rama nxorri sot një video-propagandë ku pretendon se gjithçka është në rregull në spitalet tona. Atëherë pse hidhen pacientët nga dritarja? Pse dergjen të sëmurët me orë nëpër ambulanca kur në spitale paska vend? Pse nuk ka staf mjekësor për të gjithë? Pse detyrohen shqiptarët të paguajnë miliona për trajtim në shtëpi? Rama, gënjeshtrat e tua nuk i beson askush”, tha Bardhi. /tvklan.al