Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar ndaj deklaratave të Edi Ramës që mbështeti qëndrimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj lidhur hetimet e nisura nga SPAK ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shprehet se shantazhi i Veliajt veproi ndaj Ramës, i cili sipas tij, që të dy janë bashkëpunëtorë të afërt dhe ku fati i njërit përcakton fatin e tjetrit për sa i takon pushtetit.

“Pasi Gjykata Antikorrupsion urdhëroi SPAK të hetojë edhe Erion Veliajn, Edi Rama zgjodhi edhe kësaj here të sulmojë opozitën. Çdo Kryeministër i pashantazhueshëm do kishte mbështetur Gjykatën Antikorrupsion që kërkon të hetohet Erion Veliaj, dhe kurrsesi këtë të fundit. Prandaj janë të dy njëlloj hallexhinj të drejtësisë”, shprehet Bardhi.

Tv Klan