Marrëveshje 4-vjeçare për mesfushorin shqiptar

Keidi Bare do të luajë për Espanjolin. Mediat spanjolle e japin të sigurt që mesfushori shqiptar do të firmosë një marrëveshje 4-vjeçare me skuadrën katalanase, që synon rikthimin në La Liga.

Transferimi nga Malaga do të kushtojë 2 milionë euro, por edhe bonuse të tjera në të ardhmen. Paga e futbollistit përflitet se është 500 mijë euro në sezon.

Tv Klan