Ka futbollistë të cilët nuk joshen nga paratë që vijnë nga kampionati arab. Nicolò Barella është njëri prej tyre!

Mesfushori i Inter refuzoi dy herë ofertat e Al Hilal sipas asaj që shkruan “Gazzetta dello Sport”. Pas 18 milionë Eurove në sezon gjatë merkatos së dimrit, Barella ka thënë jo edhe për 35 milionë, që për 4 vite janë 140 milionë. Al Hilal e ka buxhetin në dispozicion pasi kontrata me Neymar u ndërpre dhe në prag të Botërorit të Klubeve kërkon të afrojë lojtarë cilësorë.

Nicolo Barella gjithsesi mbetet futbollisti më i paguar italian në Serie A me 6 milionë e gjysmë Euro në vit deri në 2029-ën tek Inter. Një shenjë besnikërie e 28-vjeçarit që është në sezonin e gjatë me “zikaltrit” ku ka fituar 7 trofe.

Tv Klan