Bizneset kërkojnë ndihmë nga qeveria për kontrollet

Sektori i gastronomisë nuk po e kundërshton paralajmërimin e  ministrit të  Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se e hëna të gjithë personat që frekuentojnë lokalet duhet të kenë me vete certifikatën e vaksinimit ose test PCR apo serologjik.

Por ata po kërkojnë që qeveria tu ndihmoj atyre meqë u duhet staf shtesë për kontrollimin e pasaportës shëndetësore nga klientët e tyre.

Ndërsa ministri gjatë ditës ka zhvilluar takim me përfaqësues të komunave të Kosovës lidhur me mundësinë e lirimit të disa masave që janë marrë nga qeveria e Kosovës kohë më parë.

Drejtori i Bordit të  Asociacionit të Komunave të Kosovës Sazan Ibrahimi ka thënë se  janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të shkollor, pasi tashmë veçse situata me pandeminë është përmirësuar.

Drejtorët  e komunave u dakorduan që procesi mësimor të fillojë të hënën. Situata me pandeminë është duke u përmirësuar. Trendi i të  infektuarve është duke rënë në mënyrë drastike por është me rëndësi se edhe numri i të vdekurve është duke rënë  dhe mendoj se janë kushtet që mësimi të fillojë

Në rekomandimin e IKSHPK-së thuhet se mësimi duhet zhvilluar me mbikëqyrje rigoroze të masave.

Aktualisht numri i të prekurve me Covid-19 ka rënë dukshëm, ndërsa në spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar 455 pacientë me Covid-19 ndërsa nuk ka asnjë pacientë që po trajtohet nga Covid në Klinikën e pulmologjisë.

Tv Klan