Sytë e gjithë amerikanëve, por edhe të botës, do të jenë të përqendruar tek zgjedhjet presidenciale. Të gjithë presin me padurim se kush do të jetë presidenti i ardhshëm i vendit. Baret dhe restorantet në Washington po përgatiten për ditën e zgjedhjeve me një sërë specialitetesh për klientët. Në distriktin e Kolumbisë që favorizon Kamala Harris, nuk është habi që shumë pije po bëhen në nder të kandidates demokrate, duke përfshirë një variant të veçantë në një kokteji, i cili do të ofrohet në menu ditën e zgjedhjeve.

“Është një mënyrë argëtuese për të larguar stresin, veçanërisht në një natë kur tensionet do të jenë të larta. Nuk ka dyshim për këtë”.

Bashkëpronari i  këtij klubi nate Colin McDonough shpjegon për agjencinë e lajmeve Reuters se nga lindi ideja për një koktej në nder të Kamala Harris.

“Ne jemi duke përdorur pijen lokale  të quajtur “Cotton and Read coconut rum”. Pije  të mrekullueshëm vendase. Dhe thjesht po argëtohemi me këtë pije e mrekullueshme kështu që  jam shumë i sigurt se do të ketë shumë prej  këtyre pijeve që do të shërbehen të martën.”

Pronarët e këtij klubi nate në Washington kanë edhe një pije të dedikuar për Donald Trump e cila fillimisht u realizua gjatë debatit të parë  presidencial me Kamala Harris që u mbajt në rrjetin e njohur televiziv ABC News.

“Ne kemi një pije të Donald Trump e cila u krijua   gjatë debatit presidencial. Nëse ai thotë diçka që nuk ju pëlqen dhe ju lë një shije të keqe, mund të merrni këtë pije. Ka  gjithashtu portokalli, kështu që thjesht kënaquni”.

Në një klub tjetër po në Uashington  ka një pije të dedikuar për Kamala Harris në ngjyrë blu. Kjo pije ka qenë në menu për muaj të tërë dhe ka rezultuar mjaft e pëlqyeshme në mesin e klientëve që frekuentojnë këtë klub.

“Pse këta përbërës? Kemi arrë kokosi, e dini që Kamala është shumë e njohur për dashurinë që ka për arrën e kokosit, apo jo? Vodka… Duhet të jetë blu sepse ajo përfaqëson Partinë Demokratike. Kështu që i dhamë ngjyrën blu për ta bërë këtë pije më të këndshme. Fillimisht e provuam me lëng portokalli por nuk doli shumë e mirë dhe më pas e provuam me lëngun e ananasit i cili i bashkoi të gjithë përbërësit dhe funksionoi shumë mirë dhe njerëzit tani e dashurojnë atë.”

Klientët shprehen të kënaqur me këtë pije.

“Oh, është shumë e shijshme. Sapo e kam provuar. Pija është shumë e mirë. Dhe është e mrekullueshme të jesh në një bar shumë afër Universitetit të Harvardit ku ajo  studioi. Është një mënyrë e mrekullueshme duke festuar procesin tonë zgjedhor, por edhe duke festuar me pijen e arrës së kokosit. Nuk kam qenë fanse e arrës së kokosit për vite me radhë dhe tani që ajo është kandidate për presidente e mbështes atë.”

Klienti i barit David Stephens votoi për Donald Trump në 2016 dhe ishte një mbështetës i gjatë i republikanëve, por ndryshoi preferencat e tij politike gjatë pandemisë COVID-19 dhe tani po përgatitet të votojë për Kamala Harris.

“Kam vënë këtë byzylyk në shenjë mbështetje për të pas vitesh mbështetje për kandidatët republikanë. Ka ardhur koha për të rindërtuar, por edhe bashkuar vendin”.

“Pra, gjëja e mrekullueshme në lidhje me Washintonin, është qe ne mund të  argëtohemi ose të bëjmë një festë. Dhe koktejet janë një mënyrë e mirë për ta bërë këtë. Washingtoni është një vend i madh ku të gjithë mund të bashkohemi”.

Pijet për shumë klientë te bareve në Washington do të jetë një mënyrë e mirë për  larguar tensionin në mbrëmjen e nxehtë.

Klan News