Një bari 72-vjeçar mbeti i vdekur në një aksident rrugor mëngjesin e kësaj të martë në autostradën Fier- Lushnje.

Ngjarja ndodhi një kilometër larg rrethrrotulimit të Kolonjës në të gdhirë rreth orës 5:40. Mjeti që përplasi të moshuarin u largua me shpejtësi nga vendi i aksidentit.

Bariu Kimet Hoxha nga Ardenica, po kalonte në këmbë nga njëra anë e rrugësnë krahun tjetër, kur u përplas nga një automjet i cili u largua nga vendi ngjarjes.

Të afërm të 72-vjeçarit thonë jashtë kamerave se Hoxha, kishte një kope me dele, dhe çdo ditë kalontë poshtë këtij nënkalimi të autostrades. Shirat e këtyre ditëve kishin mbushur nënkalimin, dhe ai ishte detyruar të kalonte nëpër autostradë.

Mbushja me ujë e këtij nënkalimi, për shkak të shirave detyroi bariun mëngjesin e kësaj të marte të kalojë përmes autostradës.

Mjeti që shkaktoi aksidentin u larguar nga vendi i ngjarjes. Policia gjeti trupin e të moshuarin anës rrugës, pas njoftimit të udhëtarëve të ndryshëm. Policia nisi hetimin dhe po punon per zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimit të autorit. Tv Klan