Bariu bën zbulimin e rrallë

Posta

Bariu bën zbulimin e rrallë

20:40 08/09/2019

Në Etiopi është gjetur kafka më e vjetër e zbuluar ndonjëherë. Ajo daton rreth 3.8 milionë vjet më parë dhe është gjetur rastësisht nga një vendas që po kujdesej për kopenë e tij të dhive.

Fosili i gjetur ka hapësirën e një truri, ekuivalent me trurin e një shimpazeje. Yohannes Haile, paleoantropologu që drejtoi ekipin shkencor tha se ky është fosili më i plotë që është gjetur ndonjëherë, që datonë 3 milionë vjet më parë.

Zbulimi i rrallë i kafkës së plotë ka surprizuar jo vetëm banorët, por edhe shkencëtarët. Lehtësisht vihen re mollëzat e saj të gjera, nofulla e gjatë dhe e zgjatur, si dhe dhëmbi i qenit. Fosili i quajtur MRD mendohet se është i pari që zbulon fytyrën e “Australopithecus anamensis”, që është një ndër speciet më të vjetra të njohura dhe që është pjesë e pemës evolucionare të njeriut.

Justin Adams, studiues në Universitetin e Monash të Australisë dhe pjesëmarrës në zbulime të tjera në Afrikën Veriore, pohon faktin se ky është fosili më i vjetër dhe i rrallë i gjetur ndonjëherë.

Kjo kafkë vendoset në rekordin e fosileve nga 3.6 në 3.9 milionë vjet dhe nxjerr në pah disa nga ndryshimet, që ndodhën nga një specie në tjetrën.

MRD mendohet se do të jetë ikona e zhvillimit të qenies njerëzore dhe kjo të paktën deri në një zbulim tjetër akoma më të lashtë.

Klan Plus


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi