“Barometri i Turizmit i OKB-së njofton se Shqipëria është destinacioni me performancë më të mirë në Evropë për vitin 2023”, kështu e nis postimin e tij në rrjetin social “X” kryeministri i vendit, Edi Rama.

Kryeministri shkruan se është i emocionuar dhe krenar për vlerësimin që i bëhet peisazheve tona të bukura, kulturës së pasur dhe mikpritjes së ngrohtë.

Me ftesën që turistët të vijnë në Shqipëri, kryeministri Rama thotë se vendi ynë i ofron të gjitha, duke nisur që nga aventura tek malet, reklasimi në plazhe e tek udhëtimi nëpër rrugët tona historike.

“Barometri i Turizmit i OKB-së sapo ka bërë të ditur se Shqipëria është destinacioni më i mirë në Evropë për vitin 2023! Jemi të emocionuar dhe krenarë që na vlerësojnë peizazhet tona të bukura, kulturën e pasur dhe mikpritjen e ngrohtë. Pavarësisht nëse jeni duke kërkuar për aventura në malet tona madhështore, relaksim në plazhet tona, ose një udhëtim nëpër rrugët tona historike, Shqipëria ka diçka për të gjithë. Ejani dhe shikoni vetë pse të gjithë po flasin për Shqipërinë. Le të krijojmë kujtime së bashku që do të zgjasin një jetë! Mezi pres t’ju mirëpres të gjithëve”, shkruan kryeministri Rama.

/tvklan.al