“Rrisim ndihmën ekonomike, frenojmë emigracionin”

Me ekipin e tij të kandidateve për deputetë Lulzim Basha u takua me sipërmarrës të vegjël të qytetit të Lezhës. Atyre u renditi ato që i quan dështime të socialisteve e Edi Ramës dhe u premtoi mbështetje financiare për përballimin e kostove të krijuara nga pandemia.

“Do ju japin 1 mijë Euro pasi ky nuk ka dhëne asgjë. Maqedonia e Veriut po jep paketën e 5-të edhe Kosova”.

Të rinjve u kërkoi t’i japin votën, me qëllim që pas 25 Prillit t’u sigurojë një të ardhme më të mirë në Shqipëri e të mos e kërkojnë atë jashtë saj nga nevoja.

“Në 25 Prill të gjithë bashke të votojmë Partinë Demokratike”.

Pensionistëve iu premton rritje të pensionit.

“Turp s’bëri asgjë për pensionistët”.

Ndërsa familjeve në nevoje veç rritjes se ndihmës ekonomike, thotë se do të kenë edhe mundësi punësimi.

Basha e cilësoi si madhështore pritjen që i bën qytetarët e Lezhës dhe nuk hezitoi të takojë shumë prej tyre që e përshëndesnin, madje edhe duke rrezikuar paksa.

Tv Klan