Ndërkombëtarëve të cilët që prej protestës së 16 Shkurtit kanë dënuar jo vetëm dhunën në protestat e opozitës, por edhe vendimin për djegien e mandateve të deputetëve, Lulzim Basha iu përgjigj sërish, kësaj radhe në krah të studentëve, në vijim të turit të takimeve në Durrës.

Kjo është beteja me europiane që bëjmë ne, në Shqipëri rruga e Europës ka një pengesë ai është Rama dhe pakti tij me krimin.

Në shënjestër të akuzave për lidhje me krimin vuri edhe kryebashkiakun Vangjush Dako, që sipas kryedemokratit është faktuar në përgjimet e prokurorisë në Dosjen 339.

Dako e ka vendin në burg sepse ajo dosje që i ka kushtuar karrigen Xhafës dhe kushdo sa e sa të tjerëve është prova ligjore se si ky njeri, bashkëpunëtori më i afërt i Ramës, bankomati Ramës dhe është zbuluar nga përgjimet zyrtare si njeriu qe i vuri kazmën votës se Durrësit.”

Pa ironizuar nuk la as deputetët e opozitës së re që zunë vendet e lëna bosh pas djegies së mandateve.

Kreu i opozitës i ftoi studentët në bëhen pjesë e paktit kombëtar, përmes të cilit tha se do të marrin zgjidhje kërkesat e tyre, mes të cilave edhe anulimi i ligjit për arsimin e lartë.

Tv  Klan