Basha: 25 Prilli është fundi i Ramës



Basha: 25 Prilli është fundi i Ramës

15:41 02/02/2021

“Plani ynë ka në qendër qytetarin dhe familjen”

I bindur se 25 prilli do jetë fundi i Edi Ramës, sulmet e bëra ndaj tij, Lulzim Basha i cilësoi gajasje bajate të kreut të qeverisë. Vetëm pak minuta pasi Kryeministri Rama e cilësoi programin ekonomik të Partisë Demokratike mishërim të karakterit të Lulzim Bashës, kryedemokrati i numëroi dështimet në 8 vite qeverisje, duke e nisur me taksën progresive, për të cilën përpara gazetarëve, Rama u shpreh se pas zgjedhjeve do ta rishikojë.

Ndryshe nga Edi Rama, i cili nuk do të bëjë fushatë me taksat, Lulzim Basha thotë se votën e shqiptarëve do ta kërkojë mbi angazhime konkrete që synojnë rimëkëmbjen e ekonomisë përmes një plani të detajuar.

Gazetarët i parapërgatit se strategjia e vetme e Ramës deri në zgjedhje do jetë sulmi i opozitës dhe programit të demokratëve.

Ndryshe nga Kryeministri, i cili deklaroi se pakti i 2017 me Bashën kishte për qëllim largimin e LSI-së, kryedemokrati konfirmon vijueshmërinë e koalicionit dhe ndarjen e pushtetit me aleaten e tij. Kreu i opozitës premtoi se pas ardhjes në pushtet qeveria e tij do të anulojë çdo kontratë korruptive e klienteliste përfshi edhe atë të aeroportit “Nënë Tereza”.

Lidhur me deklaratën e ambasadores amerikane e cila i kërkoi liderëve politikë të mos kandidojnë persona me rekorde kriminale, Basha tha se deputetë me të shkuar të tillë gjenden në kampin kundërshtar.

Tv Klan







Të ngjashme