Basha: Nuk lejojmë grusht shteti në 30 Qershor – TV KLAN

Basha: Nuk lejojmë grusht shteti në 30 Qershor

Tabulate të Ballës e Gjiknurit te ndërkombëtarët

Ndonëse maxhoranca ka ndezur motorët për zgjedhjet vendore, Lulzim Basha ia ripërsëriti edhe nga Berati kundërshtarit të tij politik qëndrimin e palëkundur se në 30 Qershor nuk do të ketë betejë pa opozitën. Kryeministrin Rama e akuzoi se në bashkëpunimin me krimin po përgatit një grusht shteti kushtetues për të çimetuar pushtetin e tij politik.

“30 Qershori s’është ditë zgjedhjesh, por tentativë kushtetuese për grusht shteti . S’do ketë zgjedhje me krimin hajdutët”.

Një paralajmërim i e pati për kreun e qeverisë nëse në 30 Qershor do ta çojë vendin drejt zgjedhjeve lokale.

“Mos guxo, asnjë shqiptar nuk e kursen sakrificën për liri dhe demokraci. Unë i pari dhe gjithë shqiptarët do të jemi në ballë për të ndalur aktin kriminal dhe do ta ndalojmë këtë grusht me çdo çmim! Nuk e dorëzojmë Kushtetutën, nuk e dorëzojmë demokracinë”.Pa koment nuk la edhe qëndrimin e kryeminsitrit se shtyrja e datës së zgjedhjeve është antikushtetuese.

Prerazi mohoi çdo pazar me Edi Ramën, ndërsa një paralajmërim i dha edhe dy prej eksponentëve të Partisë socialiste të vënë nën shënjestër për lidhje me blerjen e votave.

Basha i ftoi beratasit që në 25 Maj të bashkohen në protestën e opozitës për t’i dhënë vendit zgjedhje të lira e të ndershme përmes një qeverie tranzitore.

Tv Klan

Kategori
Lajmet KryesorePolitikaTe funditTë gjithaVideo
1 Koment
  • ANDONI KOKA
    22 Maj 2019 at 13:39
    Përgjigju

    KJO QE THOTE BASHA D.M.TH. QE BASHA DON TE BEJE SI VJERRI
    I TIJ PUÇ SHTETI POR TE TJERET NUK I LEN .
    O.PIKA NE LULE O BASHURE TI KUJTON SE NE NUK E DIME QE DON TE
    BESH SITUATE TE MERZITSHME NE SHQIPERI ! POR TE JESH I SIGURT SE POPULLI DEGJON DHE NUK HARRON! SE TI NUK DO TE VESH MEND FAJTOR NUK ESHTE POPULLI
    SA TE FILLOJME FUSHATEN ELEKTORALE DHE EJA PASTAJ TE NA
    TREGOSH CUBNINE TENDE ,ATY DO TA MARRESH EDHE PERGJIGJEN E KETYRE
    QE BEN !

  • Përgjigju

    *

    *





    Emisione