Meta: Shqipëria, e fundit në Europë për testimet

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thotë se rritja e numrit të testimeve, rimbursimi i plotë për mjekimin në shtëpi kundër Covid, bonusi i premtuar dhe angazhimi i të gjithë mjekëve e infermierëve dhe shtimi i kapaciteteve spitalore janë 4 hapa urgjentë në ndihmë të shëndetësisë dhe shqiptarëve të lënë në mëshirë të fatit.

Për situatën e koronaviorusit ka reaguar sot edhe Presidenti Meta. Ai thotë se është shumë shqetësuese që Shqipëria është e fundit në Europë për numrin e testimeve të kryera.

Sipas tij testimi është veprim themelor sepse i hap rrugën gjurmimit dhe trajtimit të bazuar mbi diagnozë.

“OBSH ka qenë shumë e qartë që në momentin kur pandemia COVID-19 u shfaq, duke kërkuar: TESTIM! TESTIM! TESTIM! Kjo kërkesë është sot më urgjente se kurrë pasi rastet e të infektuarve, krahasuar me muajin prillin, janë rritur me mbi 11 herë”, shprehet Meta.

Tv Klan