Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka treguar 5 arsyet përse, sipas tij, Kryeministri Edi Rama refuzon vettingun e politikanëve.

Në një postim në Facebook, Basha thotë se vitin e kaluar Partia Demokratike dhe opozita propozuan pikërisht këtë projektligj, por që u refuzua në Parlament nga mazhoranca.

Sipas kreut të PD-së, këto janë arsyet përse Kryeministri Rama kundërshton Vettingun në politikë.

1-Vettingu i politikanëve kërkon një shumicë prej 93 votash në Parlament. Edi Rama e ka mbushur Parlamentin me kriminelë që nuk votojnë fundin e tyre.

2-Vettingu i politikanëve heton të gjithë zyrtarët e lartë, deputetët, ministrat dhe kandidatët e pushtetit vendor. Edi Rama vodhi zgjedhjet për të mbushur Bashkitë me të dënuar për trafik droge dhe qeniesh njerëzore.

3-Vettingu i politikanëve largon përgjithmonë nga jeta publike kriminelët në politikë dhe zbulon rrjetet e tyre mafioze. Edi Rama e mban pushtetin me kriminelë dhe politikanë të lidhur me krimin.

4-Vettingu i politikanëve heton dhe largon të gjithë politikanët që nuk justifikojnë pasurinë e tyre. Edi Rama grabit shqiptarët dhe pasurohet me bandën e tij në politikë.

5-Vettingu i politikanëve e përfshin Kryeministrin e Shqipërisë. Edi Rama e ka frikë Vettingun. Ai është në krye të kupolës së krimit, që po mban peng Shqipërinë.

Edi Rama kandidon kriminelë dhe e përdor krimin për të vjedhur zgjedhjet, sepse bashkë me krimin pasurohet duke vjedhur shqiptarët dhe pastruar paratë e krimit. Hajduti Psiqik përbën rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje. Ai dhe krimi i organizuar janë të pandashëm. Që të shpëtojmë Shqipërinë nga kriminelët me pushtet, duhet të largojmë Edi Ramën. Një vit më parë Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar propozuan ligjin për vetingun e politikanëve. Edi Rama dhe Organizata e Rilindjes votoi kundër këtij ligji”, thotë kryedemokrati Lulzim Basha. /tvklan.al