Basha: Agim Kajmaku me precedent penal, Kryeministri ishte në dijeni

Basha: Agim Kajmaku me precedent penal, Kryeministri ishte në dijeni

14:21 22/08/2019

Agim Kajmaku, kryebashkiaku i Vorës i dalë nga zgjedhjet e 30 Qershorit, mohoi akuzat e Partisë Demokratike, e cila e akuzon se është ndaluar dhe dëbuar nga Greqia.

Por kryedemokrati Lulzim Basha insiston se Agim Kajmaku është person me precedent penal dhe ka çështje të hapura me drejtësinë greke. Për këto fakte, Basha thotë se është në dijeni edhe Kryeministri Edi Rama.

“Edi Rama dhe persona të tjerë përgjegjës në kupolën e lartë sociale kanë patur dijeni të plotë. Në të njëjtën mënyrë si Valdrin Pjetri, edhe Agim Kajmaku sot ka mohuar precedentin penal. Agim Kajmaku është një person me precedent penal të hapur me drejtësinë greke. Ky është një fakt i ditur nga Edi Rama, i është komunikuar nga partnerë ndërkombëtarë dhe ka zgjedhur të kandidojë një person me precedent penal në shkeje të ligjit të Dekriminalizimit. Pyetja që shtrohet është sa të tjerë nga këta kryebashkiakë janë me precedentë penalë”, tha Lulzim Basha në një prononcim për gazetarët pas takimit që pati në selinë blu me ambasadorin e ri të Gjermanisë.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi dërgoi sot kërkesën në Prokurorinë e Përgjithshme për verifikimin e kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku në kuadër të ligjit të Dekriminalizimit. /tvklan.al

https://tvklan.al/dekriminalizimi-pd-kerkon-verifikimin-e-kryebashkiakut-te-vores
Të ngjashme
UKT