“Jo qeveri dhe as marrëveshje me Ramën”

Lulzim Basha thotë se mesazhi i ambasadores amerikane për një pakt të fshehtë për të vrarë Reformën në Drejtësi i adresohet Kryeministrit Edi Rama.

Në studion e emisionit “Opinion”, Basha shpjegoi pse opozita nuk reagoi për SMS-të e publikuara nga Presidenti Meta, që sipas tij, implikonin edhe diplomatë të huaj në kapjen e Reformës në Drejtësi.

Basha thotë se Reforma Zgjedhore ishte në fokus të takimit me Ambasadoren Juri Kim dhe se opozita është e gatshme të shkojë sa më shpejt në zgjedhje. Mohoi kategorikisht të ketë një marrëveshje të fshehtë me Ramën apo të bashkëqeverisë me të pas zgjedhjeve.

Basha tha se marrëdhëniet me Presidentin Meta janë korrekte dhe institucionale. Premtoi se me ardhjen në pushtet do të iniciojë hetim për kompaninë që do të ndërtojë Teatrin Kombëtar, projektuesin e tij dhe zyrtarët që firmosën për shembjen e godinës së vjetër.

Tv Klan