Kreu i PD: Është abuzuar me fondet e rindërtimit, pas 25 Prillit i pret burgu

Nga Shijaku, kryedemokrati Lulzim Basha akuzoi qeverinë se ka abuzuar me fondet e rindërtimit. Në Turin e takimeve me qytetarët, Basha u zotua se pas zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit, të gjithë personat e përfshirë në abuzimin me fondet do të shkojnë në burg.

“Sot kanë guximin të shantazhojnë qytetarët me fondet e tërmetit për vota. Mesazhi im i parë nga Shijaku, ju drejtohet atyre skuthave dhe hijeve që vërtiten qosheve natën, nuk keni asnjë shans ta ndalni vullnetin e qytetarëve, fermerëve, e rinisë së Shijakut për ndryshim. Ju garantoj se pas 25 Prillit i pret drejtësia, i pret burgu”, tha Basha.

Basha u takua dhe me qytetarë në Sarandë, nga ku përsëriti përsëriti përgjigjen për fetësn e kryeministrit Rama për bashkëpunim.

“Tani kërkon të bëhet pjesë e qeverisë tonë. Përgjigja jonë është jo. Koha jote ka mbaruar, 8 vite me radhë nuk bëre asgjë për shqipëtarët”, u shpreh kryedemokrati.

Teksa tha se Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim në 8 vite, kandidati për kryemnistër tha se në 100 ditët e para të qeverisë së PD do të hap negociatat me Bashkimin Europian.

Klan News