Basha akuza Ramës: Ke shpërdoruar 1.2 miliardë Euro të Shqiptarëve



Basha akuza Ramës: Ke shpërdoruar 1.2 miliardë Euro të Shqiptarëve

08:38 23/02/2021

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka hedhur akuza kundër qeverisë duke thënë se Edi Rama në 8 vite ka sjellë vetëm dështime të mëdha.

Sipas Bashës, më 25 Prill Rama do të humbë e Shqipëria do të fitojë. Numri një i opozitës në një video në mediat sociale rendit disa akuza kundër Ramës, duke thënë se ka rritur taksat dhe borxhin publik dhe ka shpërdoruar  1.2 miliardë Euro të shqiptarëve.

Po sipas Bashës me qeverinë e Ramës u kriminalizuar politika, u kanalizua vendi dhe shumë shqiptarë kërkuan azil në vendet e BE.

Kreu i PD, vijon me akuza të tjera kundër kreut të qeverisë duke thënë se Shqipëria ka mbetur në vendnumëro. “Ne nuk do të harrojmë”, mbyllet reagimi i Bashës./tvklan.al






Të ngjashme