Kryetari i Opozitës, Lulzim Basha, ka vijuar denoncimin me emra të përvetshëm të të gjithë kryebashkiakëve socialistë dhe përfaqësuesve të mazhorancës, të cilët, sipas tij janë të lidhur me krimin.

Përmes një videomesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, Basha shkruan se kryeministri Edi Rama ka uzurpuar të gjithë pushtetet me një bandë kriminelësh dhe hajdutësh të promovuar dhe mbështetur prej tij.

Kryedemokrati ka përmendur emrat e 27 të zgjedhurve socialistë që sipas tij janë me të shkuar kriminale, ose me lidhje me botën e krimit.

Që të largojmë krimin, duhet të largojmë Edi Ramën”, përfundon postimin e tij Basha.

Ndërkohë, dega e Partisë Demokratike në qytetin e Shkodrës ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste të hënën, ditë kur pritet të konstituohet këshilli i ri bashkiak.

Të hënën pritet të bëhet vetëm konstituimi i këshillit të ri bashkiak, dhe jo betimi i kryebashkiakut Valdrin Pjetri, i cili hoqi dorë nga marrja e mandatit, pasi PD publikoi dokumente se ishte dënuar për trafik droge në Itali.

Tv Klan