Kryedemokrati Lulzim Basha ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama sa i takon menaxhimit të situatës së pandemisë.

Edi Rama po provon çdo lojë të pistë politike për të hequr vëmendjen nga dështimi i tmerrshëm në menaxhimin e pandemisë dhe nga kriza ekonomike, që shqiptarët po e vuajnë çdo ditë dhe që po zbraz xhepat e tyre”, shprehet Basha.

Ai shton më tej se PD ka gati planin për ta nxjerrë vendin nga kriza.

“Sot gjatë bisedës që zhvillova me punonjës të një fasonerie në zonën e Kombinati, folëm për planin se si të dalim nga kjo krizë e thellë dhe të shpëtojmë ekonominë dhe shëndetin e njerëzve. Ne nuk luajmë lojëra politike, ne po punojmë çdo ditë për nxjerrjen e vendit nga kriza ku e ka zhytur RAMAVIRUSI”. tvklan.al