Deklaratës së ambasadës amerikane se Parlamenti dhe qeveria të dala nga zgjedhjet e 2017 janë legjitime, Lulzim Basha iu përgjigj duke u kujtuar raportin më të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, ku sipas tij pasqyrohej shqetësimi për blerjen e votave. Ai kërkoi që ndërkombëtarët të jenë të paanshëm dhe të dëgjojnë mesazhet që do të përcjellë protesta e opozitës.

“Unë nuk komentoj deklaratat e ambasadave. Por një sugjerim e kam. Nuk ju kërkoj të jenë palë me asnjë person në Shqipëri, me asnjë parti politike, por ju kërkoj të jenë palë me vlerat e demokracisë, të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të luftës kundër korrupsionit, të luftës kundër krimit të organizuar dhe të drogës, të luftës kundër shtiblerjes së votës. Probleme të cilat i shprehu qartë edhe raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit edhe para disa ditësh”.

Shqetësimet e tij, Basha ia bëri të ditura edhe ministrit të Jashtëm çek Tomas Petricek, ndërsa më herët nga Durrësi akuzoi kryebashkiakun Vangjush Dako si bashkëpunëtor të krimit dhe blerjes së zgjedhjeve.

“Dako e ka vendin në burg sepse ajo dosje që i ka kushtuar karrigen Xhafës dhe kushedi sesa të tjerëve është prova ligjore sesi ky njeri, bashkëpunëtori më i afërt i Ramës, bankomati i Ramës, është zbuluar nga përgjimet zyrtrare si njeriu që i vuri Kamzën votës se durrsakëve”.

Pa ironizuar nuk la edhe deputetët e rinj që zunë vendet e lëna bosh pas djegies së mandateve nga opozita.

“Deputetë që shiten e blihen si bagëti, që shiten e blihen në treg të Milotit”.

Kreu i opozitës i ftoi studentët të bëhen pjesë e paktit kombëtar, përmes të cilit tha se do të marrin zgjidhje kërkesat e tyre, përfshi edhe anulimin e ligjit për arsimin e lartë.

Tv Klan