Basha: Amnisti për gjobat e OSHEE-së për bizneset



Basha: Amnisti për gjobat e OSHEE-së për bizneset

15:45 07/04/2021

“Rama jua ka ulur kokat me bandat e krimit”

Për të treguar ndryshimin mes tij e Edi Ramës, banorëve të Peqinit, Lulzim Basha u tha se në 8 vite u qeverisën nga një kryeministër që ndau pushtet me bandat e krimin.

“8 vite ua ka ulur kokat Rama me bandat e tij ju ka keqtrajtuar sot kam ardhur tu them të bëhemi edhe një herë bashkë, dita e mundësive po afron, Peqini do ndryshim Elbasani dhe Shqipëria do ndryshim”.

Banorëve të Peqinit iu zotua për ndryshim pas 25 prillit, duke ripërsëriur se nesër në qeveri do të aplikojë faljen e faturave të papaguara të energjisë elektrike, përfshi edhe gjobat ndaj bizneseve.

 “Amnisti që ditën e parë për gjobat e bandës së OSHEE-së”

Ndërsa fermerëve të Pajovës u kërkoi të mos bien pre e mashtrimeve elektorale, me të cilat tha se po bën fushatë Kryeministri  Rama.

“Erdhi koha e zgjedhjeve është zgjuar dhe ka hap librin e rrenave, asnjë premtim s’ka mbajt tani ka filluar premton sërish mrekulli”.

Për t’i ardhur në ndihmë fermerëve u zotua se do të aplikojë masa të menjëhershme.

“Do jetë heqja e traut me Kosovën, se është pengesë mes ekonomisë së Kosovës dhe Shqipëria, ulja e çmimit të karburantit lehtësim tjetër për prodhimet tuaja në tregun e Kosovës.”

Me planin e tij për bujqësinë, fermerët synon t’i kthejë në kulakë, teksa premton 150 milionë Euro subvencione për ta.

“Nëse ju gjeneroni të ardhura në 1 milionë Lekë në muaj ju bëheni si kulakët dikur”.

Por që këto zotime t’i kthejë në realitet, kërkoi edhe nga banorët e Belshit votën për ndryshimin në 25 Prill.

“Më 25 prill është përgjegjësia juaj”.

Në vijim të turit elektoral, kryedemokrati u takua edhe me të rinj të Belshit.

Tv Klan







Të ngjashme