Rindërtimi skemë abuzimi, vjedhjeje dhe shpërdorimi

Kryetari demokrat Basha u tha banorëve në Kombinat se rindërtimi është kthyer në një skemë abuzimi, vjedhjeje dhe shpërdorimi.

Kjo është arsyeja kryesore sipas tij pse njerëzit po vuajnë sepse Rama rindërtimin e ka parë si një mundësi për të vjedhur njerëzit e për të mbushur xhepat.

Basha garantoi se qeverisja e ardhshme do të ketë ekspertë që do të përshpejtojnë dhe do t’i japin fund procesit të zvarritur të të gjithë familjeve të dëmtuara nga tërmeti sipas kërkesave të tyre, jo sipas planeve të oligarkëve dhe të hajdutëve.

“Ka mijëra familje në çandra, ka mijëra të tjera që nuk iu dha as minimumi për të mbijetuar. Para se të binte tërmeti Shqipëria kishte mijëra apartamente të pashitura. Në vend që shteti këto apartamente t’i blinte dhe t’jua vinte në dispozicion banorëve që u ishin prishur banesat e tyre në qytet, në vend që t’u jepet para në dorë atyre që u ishin prishur shtëpitë në fshatëra, vrui një hajdut me çizme në kabinet dhe e vuri ministër të Rindërtimit. Në fakt rindërtimi është kthyer në një skemë abuzimi, vjedhjeje dhe shpërdorimi”, tha Basha.

Kreu i PD, tha se ndryshe nga Rama ai nuk premton për fushatë, por vjen me një plan angazhimesh konkrete për t’i realizuar pas 25 prillit. PD-ja ka dy vjet që punon për një plan me ekspertët më të mirë shqiptarë dhe të huaj jo për premtime por angazhime.

Gjatë ecjeve në Kombinat, Basha u takua me të rinj me të cilët ndau planin e tij për rininë dhe arsimin e tyre.

Basha tha se shqiptarët duhet të durojnë edhe pak ditë, pasi 25 prilli po vjen dhe kjo do të jetë dita e ndryshimit.

“Atë planin që shpalosëm në shtator që çdo biznes i vogël të merrte një mijë euro çek, këta i morën dhe jua dhanë atyre një grushti oligarkësh”, tha ai.

Synimi ynë kryesor per liderin demokrat është që të krijojë 110 mijë vende pune të mirëpaguara.

Klan News