“Të anulohen të gjitha PPP-të dhe koncesionet”

Një vendim të vonuar të cilin e ka përshëndetur, duke i kërkuar qeverisë që të bëjë transparencë, e cilësoi kreu i opozitës Lulzim Basha anulimin e të gjithë prokurimeve publike që nuk lidhen me emergjencën e shkaktuar nga koronavirusi.

Por vetëm kjo masë nuk mjafton për të. Ndonëse ky vendim i Agjencisë së Prokurimeve Publike nuk lë hapësirë as për prokurimet që lidhen me nevojat për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, Basha thotë se qytetarët e prekur duhet të trajtohen me prioritet nga qeveria.

Si zgjidhje për krizën financiare sheh trefishimin e paketës së hartuar nga qeveria, duke risjellë në vëmendje modelin e ndjekur nga Kosova. Ndaj dhe Kryeministrit Rama i sugjeroi që të dëgjojë sugjerimet që tha se i vijnë nga këshilltarët e tij në qeveri.

Edhe në këtë videokonferencë me gazetarë, sërish kërkoi kryerjen masive të testeve, por a e ka bërë një të tillë vetë ai?

Tv Klan