Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në takim me fermerë të fshatrave Zagorçan dhe Baçallëk, në Pogradec, deklaroi se koncesionet e dhëna për toka bujqësore në zona të ndryshme të vendit, do të anulohen dhe toka do t’u jepet me prioritet fermerëve.

Duke parashtruar platformën për bujqësinë, Basha theksoi edhe njëherë mbështetjen prej 100 milionë eurosh për fermerët.

Kreu i opozitës u takua edhe me të rinjtë e Pogradecit. Garantimi i votës së lirë është deklaruar nga Lulzim Basha si beteja më e rëndësishme e Partisë Demokratike.

Tv Klan