Basha: Anulojmë ligjin për arsimin e lartë kur të vijmë në pushtet

Basha: Anulojmë ligjin për arsimin e lartë kur të vijmë në pushtet

17:10 02/11/2020

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me pedagogë nga universitete të ndryshme në vend dhe ka biseduar me ta për problemet e vitit të ri akademik.

Në fjalën e tij Basha u ka premtuar pedagogëve se sapo opozita të marrë pushtetin do anulojë ligjin aktual për arsimin e lartë, pasi sipas tij nuk është bashkëkohor dhe nuk janë marrë parasysh kërkesat e studentëve.

“Një nga hapat e parë që do ndërmarrim është anulimi i ligjit për arsimin e lartë që është aktualisht dhe zëvendësimin e tij me një ligj bashkëkohor që është në favor të kërkesave të pedagogëve dhe studentëve”, u shpreh kreu i PD.

Më tej Basha premtoi dhe rritjen e mbështetjes financiare për universitet dhe në veçanti për kërkimin shkencor.

“Asnjë politikë dhe asnjë program apo plan, nuk ka efekt në se nuk ka mbështetje financiere nga qeveria. Nën qeverisjen tonë do mundohemi që të financojnë sa më shumë arsimin dhe kërkimin shkencor, të paktën njësoj sa vendet e rajonit. Të gjitha hapat që do ndërmerren, do merren me botën e pedagogëve e të studentëve”, tha ndër të tjera Basha./tvklan.al





Të ngjashme