Kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë sërish apel drejtuar qytetarëve, për të respektuar masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

“Të dashur bashkëqytetarë, si shumë prej jush sot dola për disa blerje dhe pashë me kënaqësi respektimin e rregullave te distancimit social. Ndonëse është një ditë e bukur pranvere, nuk duhet të harrojmë që jemi në kushtet e emergjencës dhe karantinës. Ndaj dua tju përsëris sërish thirrjen time të respektoni të gjitha udhëzimet mbi distancimin social, sidomos kur jeni jashtë për nevojat e ditës! Ruani me fanatizëm distancën 1,5 metër!”

Sipas Bashës kjo është mënyra për të mbrojtur familjen dhe veten.

“Çdo ditë sakrificë për të ruajtur jetën dhe shëndetin është një betejë e fituar. Bashkë do tia dalim. #ditemetemira”. /tvklan.al