Basha apo Berisha në krye të PD-së? Blendi Fevziu: As njëri, as tjetri



Basha apo Berisha në krye të PD-së? Blendi Fevziu: As njëri, as tjetri

21:39 21/10/2021

“Përplasja Basha-Berisha, i vetmi debat real në Shqipëri”

Blendi Fevziu ka komentuar këtë të enjte në Klan News situatën e brendshme në Partinë Demokratike. Ai tha se përplasja Basha-Berisha është i vetmi debat real në Shqipëri.

Fevziu shtoi se deklaratat e Bashës dhe Berishës i sheh një lloj lufte nervash. Në fund, sipas tij do të vendosë se cili ka mbështetjen më të madhe.

“Në fund, thelbi është raporti i forcave. Çdo gjë ndahet se nga anon vota e PD. Nëse anëtarësia mbështet Bashën apo Berishën”, është shprehur ai.

Sipas Fevziut, PD duhet të masë pulsin e forcave anëtare të saj. Nga ana tjetër ai shtoi se fituesi duhet t’i japë mundësitë palës humbëse dhe ata që janë jashtë partisë që të bëhen pjesë e proceseve. 

“PD duhet të ndërtojë një koalicion të gjerë dhe të zgjidhë ngërçin e brendshëm”.

Blendi gjithashtu është shprehur se nuk është dakord që as Berisha dhe as Basha të mbeten në krye të partisë.

Mirela Milori: Vërtet e shikoni partinë me kryetar Berishën dhe me Bashën pjesë të partisë dhe me kryetar Bashën dhe Berishën pjesë të partisë, pas kësaj përplasje?

Blendi Fevziu: Unë jam që as njëri as tjetri të mbeten në krye të partisë. Ka shumë parti në botë që kanë bërë kompromise të tilla kur dy personat kanë qenë shumë të fortë dhe këtë do e shohim pasi të testohen. Nëse njëri ka 80% dhe tjetri 20% çfarë kuptimi ka, por kur kanë një balancë të fortë gjithmonë gjendet një figurë kompromisi. E ka bërë partia socialiste këtë në Shqipëri. /tvklan.al








Të ngjashme