Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pasi kryeministri Edi Rama, hodhi poshtë akuzat e bëra nga PD. Basha shkruan se Rama sikurse mbronte deri dje ish ministrin Tahiri, mbron dhe sot Xhafën dhe Veliu. Sipas kreut të së djathtës drejtori i Policisë Ardi Veliu duhet të ishte në arrest pasi ka penguar drejtësinë.

Reagim i Lulzim Bashës:

Siç mbronte dje Tahirin dhe kupolën e trafikut të drogës në polici, mbron sot Xhafën dhe Veliun. Rama, Xhafa, Balla, Prela duhet të ishin sot nën hetim, dhe Ardi Veliu në arrest, për fabrikimin e provave dhe pengimin e drejtësisë për të mbrojtur narkotrafikantin Agron Xhafaj!