Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, është ndalur ditën e sotme në Njësinë 7 në Tiranë, ku ka zhvilluar një takim me banorët e zonës.

Në fjalën përshëndetëse, Basha tha se ndryshimi ndihet në zemrën e çdo shqiptari dhe këtë nuk e ndal dot asgjë!

Faleminderit miq të dashur! Kudo që shkoj them: zonja dhe zotërinj, këtu është familja ku unë kam nisur jetën time politike dhe dua t’ju them vëllezër dhe motra. Faleminderit për këtë pritje të jashtëzakonshme! Si përherë më bëni të ndihem ashtu siç jam në shtëpinë time.

Ora po afron, dita po afron, së bashku do të sjellim ndryshimin për familjet tuaja dhe unë të kem mundësi t’ju shërbej tashmë jo vetëm si një ish-deputet apo kryetar bashkie, por edhe si kryetar i qeverisë së ndryshimit me votën dhe me besimin tuaj.

Faleminderit nga zemra! Të gjithë masivisht në kutitë e votimit më 25 prill! Asgjë nuk e ndal dot ndryshimin, sepse ndryshimi tashmë është në zemrën e çdo shqiptari! Dhe me ndryshimin, Shqipëria fiton! Ju fitoni!”, u shpreh Basha./tvklan.al