Gjatë takimit të radhës në Pogradec dhe Elbasan Lulzim Basha, i jep ultimatum Edi Ramës deri të premten e 15 Shkurtit për të gjetur zgjidhje politike. Në të kundër sipas tij në shtunën e 16 Shkurtit shqiptarët do ta tërheqin zvarrë nga zyra.

16 Shkurti për kryetarin e opozitës do të shënojë ditën e rikthimit të Shpresës.

Ish pronarëve u premton shfuqizim të ligjit të pronave. Basha akuzon mediat se kanë censuruar zërin e opozitës për mbështetjen që i ka dhënë kësaj shtrese.

Zyra e selisë blu ka shpërndarë dhe një vizitë që Lulzim Basha ka bërë në ish-kampin e internimit të Tepelenës.

Tv Klan