Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka ftuar të gjithë qytetarët të marrin pjesë në protestën e 2 Qershorit. Asnjë hap pas për çlirimin e vendit nga e keqja! Nesër në ora 19:00 të gjithë në shesh”, shkruan Basha.

Basha ka publikuar një video në rrjetin social Facebook, ku rendit situatën në vend.

Më herët kryeministri Edi Rama publikoi një letër publike, e shtata në radhë, por që i drejtohej qytetarëve demokratë, duke iu thënë se sot është vendimi i udhëheqjes së tyre që i lë jashtë zgjedhjeve, ashti siç ndodhen edhe jashtë Kuvendit.

Partia Socialiste do të nisë sot zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit./tvklan.al