“Rama mashtroi shqiptarët, PD do rimëkëmbë ekonominë”

Edhe në Lushnje Lulzim Basha u prit nga mbështetës të shumtë. Përpara banorëve e biznesit të vogël u zotua se ka një plan që synon rimëkëmbjen e ekonomisë dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Edi Ramën e akuzoi për mosmbajtje të premtimeve, teksa paralajmëroi se fundi i keqqeverisjes së tij do të vuloset me votë popullore në 25 Prill.

 “Ai e di qe padurimi për ta larguar është i madh. Ndryshimi është në dorën tuaj, në votat e bashkimit tuaj që në 25 Prill duhet të jetë shembull popullor evropian.”

Akuzat ndaj kreut të qeverisë i vijoi edhe në Divjakë. Votën për ndryshimin ia kërkoi edhe banorëve të Cërrikut.

“Edi Rama dy herë ka ardhur në dyert tuaja dhe ka trokitur është futur përdhunshëm brenda dhe ka shkatërruar familjet, shtëpitë ekonomitë. Tani po troket për herë të tretë do ia hapni derën? tani është në dorën tuaj.  Bashkë për ndryshim, Cërriku fiton, Elbasani fiton, Shqipëria fiton!”

Me fermerë të fshatit Shalës në Cërrik dhe ata përpunues të ullirit e kultivues të duhanit në Belsh ndau planin për bujqësinë.

 “100 milionë Euro subvencione, 50 milionë Euro për infrastrukturën bujqësore vit për vit, ulja e çmimit të naftës me 240 Lekë për litër, që është taksa që Rama i vuri karburantit këto dy mandate.”

Përmes subvencioneve, Basha tha se synon që ta kthejë Shqipërinë një nga vendet kryesore të eksportit të vajit të ullirit.

Tv Klan