Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka përkujtuar 12-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai i bën thirrje qytetarëve që të votojnë numrin 9 në mënyrë që të anëtarësohet Shqipëria në BE.

“12 vite më parë e anëtarësuam Shqipërinë në NATO. Me 25 prill votoni Partinë Demokratike, votoni numrin 9 dhe bashkohuni me mua për ta anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian”, shkruan Basha./tvklan.al